Vështirësitë e grave në profesion, infermierja përcjell mesazhe motivuese për ‘8 Marsin’

8 Mars 2021 | 14:43

42 vite infermiere në profesion, sot në pension Flamure Aliraj Runaj, e cila e nisi profesionin në fshatin e lindjes Trevllazër në Vlorë si mami dhe më pas në repartin e pediatrisë në Spitalin Rajonal të qytetit, në këtë 8 mars ndërsa uron festën tregon momentet e bukura por edhe vështirësitë e një profesioni, i cili i shënoi të gjithë jetën.

“Momentet me bukura kanë qenë ato të pritjes së një fëmije, e qara e parë e fëmijës, veçanërisht pritja e lindjes sime së parë vetëm tre ditë mbasi kisha nisur punën fshat dhe në shtëpi. Ndërsa momentet shtira janë gjithmonë fatalitetet“, shprehet infermierja.

Me gjithë vështirësitë e kohës, Flamurja shprehet e keq ardhur për uljen e numrit te lindjeve vitet e fundit.

“Më vjen shumë keq, kohët kanë ndryshuar, pjesa më vitale e popullsisë ka emigruar, çiftet e reja ndërtojnë dhe shtojnë familjet edhe jashtë Shqipërisë, por më vjen keq se Shqipëria ashtu si gjithë Evropa po plaket”, deklaron znj. Runaj.

Më shumë se 4 dekada në punë, infermierja motivon të gjithë të rinjtë që zgjedhin këtë profesion.

Duajeni profesionin tuaj sepse nuk është vetëm një punë por një pasion dhe përkushtim që buron nga shpirti. Luftoni për ta ngritur nivelin e infermierisë në stadin që i takon sepse pa një infermieri të vlerësuar nuk mund të këtë një shëndetësi të zhvilluar”, shton znj. Runaj.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas, 68-vjeçarja ka një mesazh për të gjitha gratë.

“Ju bëj thirrje të gjitha grave të mos dorëzohen, të ngrenë zërin t’ia dalin por jo me fjalë me punë pasi vetëm me punë arrihet gjithçka si familje ashtu edhe në shoqëri”, përfundon infermierja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026