“Ka 2 vjet që mban me gënjeshtra mbështetësit” – PD e Bashës i përgjigjet Berishës
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar pas vendimit të gjykatës lidhur me logon e PD-së, duke u shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha “ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe”.
Në një deklaratë për mediat, Karabina tha se Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe, ndërsa PD do vijojë përgatitjet për zgjedhjet.
“I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe. Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD. PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD”, tha Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi