Mbyllet tubimi i Rithemelimit, Berisha: Protestat tona do përhapen në gjithë vendin

27 Dhjetor 2023 | 10:37

Pas protestës në ambientet e Gjykatës së Lartë, ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar dhe nga mbështetësit e tij marshuan me këmbë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku protestuan për disa minuta dhe më pas u drejtuan drejt selisë së Rithemelimit.

Në një prononcim për media në mbyllje të protestës Berisha tha se sot demokratët çeën një fazë të re të protestave ndaj institucioneve të krimit.

Berisha theksoi se protestat do të përhapoen në të gjithë vendin dhe përpara institucioneve kryesore në vend, përfshirë dhe kryeministrinë dhe gjykatat.

“Të dashur miq sot në betejën tonë pa kthim kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. Sot në nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para Gjykatës Supreme, shënon vetëm fillimin e betejave tona. Sot protesta jonë përpara partisë së krimit shënon betejën kundër kësaj partia e cila e udhëhequr nga Edi Rama është përgjegjës për dramën e madhe të shqiptarëve. Edi Rama kërkon të zhduk PD-në por ne do i qëndrojmë të pamposhtur dhe do i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë.

Protestat tona do përhapen në të gjithë vendin. Do përqëndrohen para institucioneve të krimit, do përqëndrohen para kryministrisë dhe në çdo institucion të vendit”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026