Aleksandër Çipa: Rama në tension të brendshëm, te PS mund të ketë krisje
Analisti Aleksandër Çipa thotë se Partia Socialiste apo kryeministri Edi Rama po merr një “hap të guximshëm” me ndryshimet që ka bërë në listën e kandidatëve për deputetë.
Por, nga ana tjetër z. Çipa theksoi se gjatë prezantimit të kryesve të listës në 12 qarqet e vendit, vihej re një tension tek kreu i qeverisë. Sipas tij zhvillime brenda PS mund të sjellin dhe polemika gjatë fushatës elektorale nga ata të pakënaqurit.
“Nëse do të shihnit gjuhën e trupit të kryeministri gjatë artikulimit të kësaj liste të pjesshme ishte në një tension të brendshëm. Që do të thotë se korentet brenda PS, midis atyre që përjashtohet nga kjo listë përfundimtare por njëkohësisht dhe qëndrimet e heshtura të aktorëve të vjetër politik janë besoj njëlloj tërmet i pritshëm në marrëdhëniet e brendshme endogjene të PS”, tha ai.
Aleksandër Çipa deklaroi se Rama po liston në krye të listës persona pa përvojë politike ndërsa “lojtarët e fuqishëm” po i rendit jo në vende të sigurta në llogari të suksesit elektoral.
“Dalja e listës përfundimtare mund të ketë një krisje në debatin e brendshëm të PS. Nuk përjashtohet, ndonëse prej kohësh në politikën shqiptare mungojnë spazmat siç ishin ato në vitin 2003 apo më herët në politikën shqiptare”, u shpreh z. Çipa.
Për analistin “Parlamenti i pas 25 prillit në pikëpamjet e përfaqësimit cilësor pashmangshmërisht do të jetë më i mirë se sa parlamenti pararendës”, ndërsa objektivin e PS për të marrë minimalisht 78 deputetë dhe deri në 88 mandate, tha se është “ushqim” për fansat socialistë.
Lexoni gjithashtu:
Rama rendit të parët e listave në 12 qarqe: Objektivi maksimal i PS është 88 mandate
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme