Lista e PD-së, Basha i pari në Tiranë, Berisha i pesti, kandidate edhe Flutura Açka

9 Mars 2021 | 06:29

Pas miratimit unanim në kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, PD ka depozituar në mesnatë listën e kandidateve për deputetë, një ndërthurje e emrave të rinj që garojnë për herë të parë, shoqërisë civile dhe atyre me eksperiencë.

Bie në sy kandidimi për herë të parë i shkrimtares Flutura Açka, e cila do te jetë e dyta ne qarkun e Elbasanit dhe publicistit Agron Gjekmarkaj i dyti në qarkun e Lezhës.

Basha ka renditur emra të rinj që garojnë për herë të parë në listë fituese, si kryetari i FRPD Belind Këlliçi, i 10 në Tiranë, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa e dyta në Vlorë, Arber Agalliu i katërti në Vlorë.

Ivi Kaso po kështu do të kandidojë në Tiranë dhe Tomor Alizoti që do të kandidojë në qarkun e Beratit.

Në listën e PD-së është edhe ish-zëdhënësja Orjela Nebiaj dhe ish- kapiteni i Tiranës, Gentian Muca.

Drejtuesit e shpallur të qarqeve do të drejtojnë dhe ekipet e kandidateve nëpër qarqe. 

Lista e qarkut të Tiranës do të kryesohet nga Lulzim Basha, ide të jetë kandidat vetëm në një qark ndryshe nga kryetarët e tjerë të partive politike, ndërkohë që vijon me të dytën në listë, Jorida Tabakun.

I tretë në listën e PD është Alfred Rrushaj, i cili kandidon për herë të parë.

I pesti në listë renditet ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ne qarkun e Kukës kryeson listën Flamur Hoxha dhe pas tij renditet
Isuf Çelaj.

Në Shkodër Helidon Bushati kryeson listën ndërkohë që në listë janë dhe ish-kryebashkikau i Vaut të Dejës Zef Hila  e Bardh Spahia.

Në Elbasan kryeson listën Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi edhe ky kandidat për herë të parë.

Ne Fier kryeson Enkelejd Alibeaj, pjesë e listës është dhe ish- kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllani.

Në Korçë i pari rendit nënkryetari i PD Edmond Spaho dhe me pas Sorina Koti, Ervin Salianji dhe ish-kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati.

Në Vlore kryeson Bujar Leskaj, në Lezhe Mark Marku që i kthehet pas shumë vitesh jetës politike, në Durrës Edi Paloka, Oerd Bylykbashi dhe bie në sy rikthimi në  listën e kandidimit i Igli Carës

Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku.

Ndërsa në Tiranë bie në sy rikthimi i Mesila Dodës në PD e cila renditet e 12-ta.

Nga aleatët Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti,  Dashamir Shehi i 13-ti në Tiranë.

Agron Duka i dyti në Durrës dhe Nard Ndoka i 8 në Shkodër. 

Nuk janë pjesë e garës elektorale në këto zgjedhje Genc Pollo, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andon Frrokaj, Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Halim Kosova, Florion Mima dhe Endri Hasa.

Lexoni gjithashtu:

Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, lista e plotë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026