Prurjet e reja në PS, Toni Gogu: Lista jonë i ngjan shoqërisë shqiptare
Kandidati i Partisë Socialistë për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu tha në një intervistë për Euronews Albania se lista e PS e mbushur me njerëz të rinj nga të cilët pritet ndryshimi qëndron përballë listës së PD, që siç theksoi përbëhet nga njerëz ‘të rehatuar prej vitesh në fillim të listës ndërkohë që të rinjtë janë lënë në fund’.
Sipas tij, PS ka ndërmarrë një proces që u shoqërua nga debate, çka tregon transparencë, pasi PS kërkon ripërtëritjen përballë një vazhdimësie ndër vite.
Ish-z.ministri i Drejtësisë u shpreh se duke vënë në krye të listës njerëz të rinj, por që kanë dhënë kontribut të madh në komunitet, lista e Partisë Socialiste i ngjan më shumë shoqërisë shqiptare.
“Jemi rreshtuar si një ekip, asnjë vend nuk është i sigurt në listë pasi ka një garë.
PS e di se qytetarët dinë se çfarë zgjedhin, ndaj jemi renditur kështu për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin kë të duan. Më 25 prill do të shohim vërtetë ata që mbajnë denjësisht fanellën e punës dhe solidaritetit.
Ky është një rreshtim fillestar i ekipit, e rëndësishme është të fitojnë Shqipëria”, tha z. Gogu.
Lexoni gjithashtu:
PS e PD prezantojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë