Të famshmit kërkojnë falje që morën pjesë në ndejën “Pothuajse zhveshur” në Moskë

28 Dhjetor 2023 | 20:43

Organizatorja e një ndeje të ashtuquajtur “Pothuajse zhveshur” dhe disa të famshëm që morën pjesë në të në një klub nate, javën e kaluar, në Moskë, kanë kërkuar falje pas kritikave zyrtare dhe pasi një nga pjesëmarrësit u dënua më burg për “huliganizëm”.

Ndeja ishte organizuar më 21 dhjetor nga aktorja dhe blogerja, Anastasia Ivleyeva, në klubin e natës Mutabor, dhe aty morën pjesë shumë të famshëm, përfshirë edhe këngëtarë të njohur, si Filipp Kirkorov, Anna Asti, fituesi i Eurovision-it Dima Bilan, dhe Lolita Milyavskaya, gazetarja Ksenia Sobchak, dhe reperi Vacio (Nikolai Vasilyev), i cili u shfaq i veshur vetëm me një çorape në organet gjenitale.

Vacio u dënua nga një gjykatë në Moskë më 27 dhjetor me 15 ditë burgim për “huliganizëm” dhe u shpall gjithashtu fajtor për “propagandimin e marrëdhënieve LGBT”. Ai mori një gjobë prej 200 mijë rublash, apo 2.180 dollarësh.

Gjykata e qarkut Lefortovo, në Moskë, nuk e akuzoi Ivleyevan, por vendosi që ndeja ka shkelur një ligj që ndalon “propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale”.

Ivleyeva, në dy video të publikuara në internet, kërkoi falje për organizimin e ndejës.

“Ata thonë se Rusia është në gjendje të falë. Nëse është kështu, unë do të doja shumë t’i kërkoja popullit një mundësi të dytë,” tha Ivleyeva në një video, duke u kërkuar falje atyre që mund të jenë ofenduar nga ngjarja.

Milyavskaya, Bilan, Kirkorov dhe Sobchak publikuan gjithashtu video duke kërkuar falje.

Megjithatë, faljet online dukeshin të pamjaftueshme për të kompensuar pasojat ekonomike.

Sipas raportimeve, operatori më i madh i telefonisë mobile MTS, kanalet televizive TNT dhe NTV, banka Tinkoff dhe rrjeti social VK anuluan kontratat e tyre të reklamimit me Ivleyevan dhe të famshëm të tjerë që morën pjesë në ndejë.

Gjithashtu, janë anuluar koncertet e disa artistëve të pranishëm, si dhe pjesëmarrja e tyre në programe speciale televizive në natën e Vitit të Ri, sipas raportimeve.

Kërkim-faljet e pjesëmarrësve nxitën debate të nxehta në internet. Disa rusë i krahasuan me ngjarjet gjatë epokës së diktatorit sovjetik, Josef Stalin, gjatë së cilës shumë njerëz u penduan për vepra reale ose imagjinare, në mënyrë që të përpiqeshin të mbronin jetën e tyre mes spastrime masive.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026