Detaje nga plagosja në Fier, dyshohet se polici qëlloi djalin e kolegut
Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije bëhet me dije se i plagosuri nga polici, është djali i një efektivi tjetër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të të riut nga Levani me një patrullë të Policisë.
Efektivi i Policisë me inicialet SH.J pas konfliktit me të riun ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi që sulmoi me armë zjarri është shoqëruar në Komisariat dhe ndërkohë vijojnë hetimet nga AMP për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:57 Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë
- 07:22 Trump: Irani kërkon me ngulm marrëveshje, synimi është çarmatimi bërthamor
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues