Shqiptari nga Australia: Këtu është 35 gradë, e pres Vitin e Ri buzë oqeanit

29 Dhjetor 2023 | 07:58

Studiuesi dhe historiani, Naim Flamuri ishte mëngjesin e kësaj të premteje në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians” ku tregoi se si pritet viti i ri në Australi.

Ai tha se ndërsa në Shqipëri është dimër dhe viti i ri pritet me darkën me ushqime tradicionale, në Australi viti i ri do të pritet në plazh. Temperaturat atje janë 35 gradë, ndërsa plazhet duket të jenë të mbushur plot me njerëz.

“Këtu e kemi gjithë plazhin për vete. Si Plazhi i Durrësit, po këtu është 35 gradë. Tani fillon vera. Tani kemi verë ju keni dimër. Ne jemi me të shkurtra, do futemi në det. E di që ma keni zili, por ju uroj Gëzuar Vitin e Ri”,-tha Naim Flamuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024