Avokatët e Belerit “rrëzojnë” provën e SPAK. Del dëshmitari: Në foto jam unë
Në seancën e mbajtur gjatë ditës së sotme për Fredi Belerin është marrë në shqyrtim edhe një foto, ku SPAK pretendonte se në të dukej kryebashkiaku i zgjedhur me personin Arsen Rama.
Në lidhje me këtë çështje avokatët e Belerit kanë thirrur si dëshmitar Thoma Bogdani. Ky i fundit u paraqit i veshur njësoj si një nga dy personat të cilët dallohen në foto me Belerin, dhe tha në gjykatë se personi në foto është vetë ai.
Foto-ja është bërë nga forcat operacionale të Policisë se Shtetit gjate mbajtës nën vëzhgim të Belerit pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
Në procesin ndaj Fredi Belerit Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.
Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.
Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thirren dhe kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokororisë së të njëjtit qytet. Vetë Fredi Beleri ishte i pranishëm në seancë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West