“Erdha me ëndrra të mëdha”-Sipërmarrësi tregon vështirësitë pasi u kthye në Shqipëri
Sipërmarrësi Altin Prenga është shprehur i pakënaqur me arritjet e realizuara pas kthimit të tij në Shqipëri.
Komentet Prenga i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se kur është kthyer në Shqipëri, ka ardhur me ëndrra të mëdha, por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria ndjek modelet e Perëndimit 20 vite me vonesë dhe kjo sipas tij, bën që vendi ynë të mbetet prapa dhe të mos ecë me hapin e kohës.
“Gjithçka që është e ditur është se ne influencohemi nga ëebi, dhe kjo do të thotë se ata që flasin janë ata që janë të mërzitur me jetën, ata 2-3 % poshtë. Unë te disa e gjeta vetem, e te disa të tjera jo. Unë s’jam i kënaqur me veten, se në momentin që ti je i kënaqur me veten, kjo është vetëvrasje. Shikoj që s’kam bërë sa duhet dhe si duhet.
Ndoshta kam futur një standart të asaj ku kam jetuar më para. Sesa agresiv janë njerëzit 360 gradë, në konceptin e mirë domethënë. Edhe në mirësjellje e kulturë e shikoj që kam shumë mangësi. Unë erdha me ëndrra të mëdha, kisha një vend që funksiononte dhe funksinon në mënyrë fantastike, por mbetet aty. Është shumë e vështirë të kontaminosh në terren.
Unë eci me një shprehje të francezëve, që thonë 200 vitet e para janë të vështira. Kam parë që kjo gjë që kam krijuar unë, po kalon në komunitet duke i bërë të pavarur ato. Ne ndjekim modën e koncepteve perëndimore 20 vite pas”, tha Prenga.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve