Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë të rishikojë kohëzgjatjen e masave kufizuese për COVID-19
Qeveria duhet të rishikojë vendimin e për masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit të COVID-19. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesërisht vendimin e marrë më 17 nëntor 2020 për vendosjen e masave të reja kufizuese nga ministria e Shëndetësisë.
Vendimi është marrë për faktin se masat kufizuese nuk kishin afat kohor përveç pjesës “deri në një urdhër të dytë”. Pikërisht për këtë pjesë Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë brenda javës kohëzgjatjen e masave kufizuese.
“[Gjykata Kushtetuese vendosi] Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi,” – u tha në njoftimin e Gjykatës, teksa vendimi përfundimtar pritet të dalë së shpejti.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen pas ankesës së Partisë Republikane për masat kufizuese, të cilët kishin ngritur pretendime kryesisht kundër ndalimit të zhvillimit të tubimeve dhe aktiviteteve politike.
Lexoni gjithashtu:
Ndalimi i tubimeve partiake, Fatmir Mediu e kundërshton vendimin dhe tregon planin e mazhorancës
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PR-së për zhvillimin e tubimeve elektorale
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor