Anulohet Superkupa në Arabinë Saudite, skuadrat turke refuzuan të zbresin në fushë
Finalja e Superkupës së Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahces, e planifikuar për t’u luajtur të martën në Arabinë Saudite është anuluar, kjo pas dy ekipet nuk kanë pranuar të zbresin në fushë.
Shkak është bërë moslejimi i disa simboleve të tifozërisë, konkretisht pankarta dhe bluzat e Mustafa Kemal Ataturkut. Pak para fillimit të përballjes, ku stadiumi ishte thuajse plot, autoritetet arabe bënë me dije se do të lejohej luajtja vetëm e himnit, por jo simbolet e tjera në shkallët e stadiumit.
Sapo skuadrat u njohën me vendimin, njoftuan lojtarët që përballja nuk do të luhet, duke bërë që të kthehen në ambientet e tyre akomoduese. Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi edhe te tifozët, me këta të fundit që gjithashtu nuk preferuan të qëndrojnë në impiantin e kryeqytetit të Arabisë Saudite.
Aryseja ishte madhore për popullin turk, për faktin se festohej 100 vjetori i themelimit. Data e luajtjes së ndeshjes ende nuk është publikuar, teksa skuadrat kanë reguar në rrjetet e tyre sociale ku kanë bërë të ditur arsyet e mos zbritjes në fushë. Galatasaray është skaudra që e ka fituar më tepër këtë trofe plot 16 herë, dnërsa në anën tjetër Fenerbahce 9 herë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh