“Të ndezim bashkërisht një shpresë të re”, lir Meta uron shqiptarët për Vitin e Ri
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka uruar për një vit të ri plot shpresë ndërsa ka shprehur edhe mirënjohjen për të gjitha të mirat dhe sukseset për vitin që po lëmë pas por edhe për mësimet e fituara.
“Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur.
Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë; Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet;
Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë. Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve”,-shkruan Ilir Meta.
LEXONI GITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania