“Unë jam Edi Rama, mbrapa më vjen historia”- Kryeministri uron shqiptarët përmes IA

31 Dhjetor 2023 | 19:31

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me anë të një videomesazhi ku përveç urimeve të zakonshme ai ndalet të mënyra se si ka ndrshuar Shqipëria në këto vite.

Urimin e tij ai e nis me një videomesazh nga “Edi Rama” i krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi.

Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi. Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”-këtë tha avatari i Kryeministrit Rama, ndërkohë që vetë kryeministri po e dëgjonte.

Kryeministri tha se viti që po lëmë pas ishte vit i ndryshimeve marramendëse për njerëzimin, ku inteligjenca artificiale po zhvillohet gjithnjë e më  shumë, ndërsa shtoi se pavarësisht zhvillimit ajo kurrë nuk mund të na marrë e të na japë kohën që ne na është dhënë, ndaj me të duhet të bëjmë më të mirën.

“Ky ishte një vit i një kohe ndryshimi marramënedës për njerëzimin. Ndryshimi më marramendës i historisë njerëzore, ku progresi teknolgjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Por një gjë ëshët e sigurt teknologjia as nuk na e merr dot kohën që na ëstë dhënë në këtë tokë me njerëzit e dashur, e as nuk na i zëvendëson don’t ata që duam dhe na duan, bashkë me vendin ku jemi lindur e ku flasim gjuhën e nënëns.

Na takon ne të bëjmë më të mirën në këtë kohë që na është dhënë. Sonte unë i uroj gjyshërve, nënave, baballarëvë, fëmijëve, nipave, mbesave të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, një mbrëmje të gëzuar në tavolinën  festive të këtij fundviti  dhe një vit të Ri siç ua do zemra. Shëndet, paqe, dashuri dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe për mbushjen e shpresave.

Ky ishte pa diskutim viti më i mirë i Shqipërisë, besimi te Shqipëria u rrit ndjeshëm, flamuri ynë u duk më bukur se asnjëherë në skenën ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë u vizitua më shumë se në çdo vit tjetër më parë nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota. Ky është momenti për t’ju falenderuar nga zemra për sa shumë Më keni duruar dhe më keni mbështetur dhe për sa shumë më keni duruar kur u kam dalë nëpër ekrane pa ju marrë leje. Jam i vetëdijshëm edhe për gjërat që nuk kanë shkuar mirë”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026