Dy të plagosur në Tiranë, te MD dyshohet se u qëllua nga një makinë. Reagon Policia

1 Janar 2024 | 12:07

Dy persona në Tiranë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas mesnatës, teksa po festohej ndërrimi i viteve.

Një grua italiane ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr gjatë mbrëmjes së djeshme pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Po ashtu bëhet me dije se edhe një tjetër shtetas pranë Piramidës ka mbetur i plagosur me armë zjarri, nga një plumb qorr.

Përsa i përket rastit të shtetases italiane, sipas informacioneve paraprake nga burime policore, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.

E dëmtuara ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka qenë duke ecur në bulevard në korsinë e biçikletave dhe ngjarja e regjistruar në orën 12:35.

Dyshohet të jetë qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërkohë që po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë aty pranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj. A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital e cila ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar  nga një predhë e kalibrit të vogel e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarjenl do te kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026