Humbi jetën nga COVID-19, shërbimi neurovaskular në QSUT merr emrin e mjekut Drini Dobi
Shërbimi neurovaskular në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka marrë emrin e mjekut të njohur Drini Dobi, i cili u nda nga jeta pas infektimit nga COVID-19.
Përmes një ceremonie simbolike me rastin e njëvjetorit të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi nderimin e kujtimit të mjekut me emërtimin e pavijonit ku ai shërbeu me emrin e tij.
“Dr. Drini nuk arriti dot ta fitonte betejën e tij të jetës. Edhe pse, për të thënë të vërtetën, ai ka fituar betejën më të madhe në jetë. Betejën për të pasur dhe për të lënë pas një familje të mrekullueshme, me fëmijë të mrekullueshëm dhe për të lënë pas një emër, që do të kujtohet gjatë nga njerëzit e tij, nga kolegët e tij, por mbi të gjitha nga njerëzit që i ka shërbyer,” – tha ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë ku merrnin pjesë familjarë, kolegë dhe të njohur të mjekut Dobi.
Bashkëshortja e mjekut e vlerësoi nderimin dhe shprehu mirënjohje për ceremoninë e mbajtur.
“Mendoj që Drini është kujdesur shumë për këtë shërbim. E donte shumë. Do vazhdojë të kujdeset në mënyrën e tij, duke qenë i mbarë me emrin e tij në këtë shërbim, duke sjellë mbarësi,” – u shpreh bashkëshortja e mjekut.
“Falënderoj ministren që na mbështeti, që repartit të Strokut, t’i vihet emri i Drinit, në mënyrë që edhe vitet kur të kalojnë emri tij të mbetet,” – tha Prof. Arben Gjata.
Dobi u sëmur nga COVID-19 në fund të vitit të shkuar. Pas ndërlikimit të shëndetit të tij familjarët e dërguan atë për mjekim në Itali, mirëpo pas disa javësh përpjekje ai nuk ia doli mbanë, duke u ndarë nga jeta më 9 dhjetor 2020.
Ai është një nga rreth 50 mjekë të cilët kanë humbur jetën deri më sot nga COVID-19 në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
U dërgua për kurim në Itali, ndërron jetë nga COVID-19 neurologu i njohur
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme