Simbolet e Kosovës hyjnë në Serbi, nga e hëna lejohet qarkullimi i targave RKS
Nga 1 janari automjetet me targa të Kosovës mund të hyjnë në Serbi, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi këtë çështje.
Deri më tani, automjetet nga Kosova ose Serbia mund të kalonin kufirin vetëm nëse vendosnin letra për të fshehur simbolet përkatëse.
Në të gjitha vendkalimet, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka vendosur njoftime ku thekson se lejimi i automjeteve me targa RKS për të hyrë në Republikën e Serbisë nuk do të thotë njohje e shtetësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ai personalisht gjithmonë ka kërkuar, sipas tij, reciprocitet mes dy vendeve. Por Qeveria e Kosovës do të marrë vendimin për heqjen e afisheve për targat serbe vetëm kur të bindet se Republika e Serbisë e respekton vendimin i cili është i vlefshëm nga e hëna.
Po ashtu banorët e Kosovës tani mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza, për periudha deri në 90 ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda