Shtohen rastet me grip, rreth 12 mijë qytetarë kanë shkuar tek mjeku gjatë një jave 

2 Janar 2024 | 14:51

Afro 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga viruse stinore përfshirë, përshirë grip dhe koronavirus.

Sipas raporteve të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet kanë ardhur në rritje nga një javë në tjetrën.

Ekspertët pohojnë se jemi në një aktivitet normal të sezonit të gripit por me një prirje në rritje, ku piku më i lartë i infektimeve do të arrihet në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt.

Aktualisht është konfirmuar se në qarkullim është grip i tipit A.

Sa i takon shpërndarjes së rasteve, vihet re se shumica e të infektuarve janë të grup-moshës 1 deri në 4 vjeç.

Ndërsa sa i takon shpërndarjes gjeografike, incidenca më e lartë është në Gjirokastër, Fier, Durrës dhe Berat.

Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes, në rastet e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026