Zbardhet shkaku i rënies së zjarrit në rrobaqepsi, zbulohet personi që e shkaktoi
Policia e Rrëshenit ka zbardhur shkakun e rënies së zjarrit këtë të martë në një rrobaqepsi në qytetit.
Hetimet e thelluara zbuluan se flakët nuk ishin shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, por si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme.
Dyshohet se zjarri është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet në ngarkim të saj u referuan në prokurori e cila nisi dhe një procedim penal.
Rrëshen/Informacion shtesë
Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.
Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë