Ish-kampioni i shahut ironizon Vuçiç: Përgëzime, në një listë me diktatorët që…

3 Janar 2024 | 10:58

Garry Kasparov, ish-kampioni i botës në shah dhe një kritik i madh i presidentit rus Vladimir Putin, “ironizoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Kasparov ka shkruar në rrjetin social X se ka uruar Vuçiçin dhe Orbanin, që janë në listën e atyre të cilëve Putini i ka uruar Vitin e Ri.

“Përgëzoj Vuçiçin dhe Orbanin që së bashku me diktatorët e Kinës, Kubës, Venezuelës dhe Sirisë ishin në listën e atyre që Putini uron festën! Kam dëgjuar se kjo lloj mirënjohjeje është edhe më e rëndësishme për punonjësit sesa paga dhe shpërblimet”, ka shkruar Kasparov.

Poshtë këtij postimi mund të shihni komente të tipit se të paktën Vuçiç nuk është anëtar i NATO-s dhe se ka shpresë se Orban nuk do të rizgjidhet dhe që të lartpërmendurit të kuptojnë mirë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë mirë.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin u ka dërguar urimin e Vitit të Ri vetëm dy liderëve evropianë – kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit, transmeton Tass.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026