Dëshmia e avokatit të Sanduloviç: Gruaja e tij më tregoi si e traumatizuan!

4 Janar 2024 | 20:48

Avokari serb, Cedomir Stoikoviç në një lidhje të drejtëpërdrejt për Euroneës Albania, foli në lidhje me arrestimin e kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç, nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Ai theksoi se ka komunikuar me bashkëshorten e Sanduloviç, e cila i ka treguar se ky i fundit është në gjendje të rëndë dhe se agjentët e kanë dhunuar.

Sipas bashkëshortes së tij Nikolla Sanduloviç, ndodhet në shtëpi për momenten por nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fatkeqësisht kemi një lajm të keq për Sanduloviç. Kam folur me gruan e tij dhe më tregoi se ditën e djeshme S u mor nga agjentë të sigurisë. Ai ka rënë pre e dhunës nga Shërbimi i Inteligjencës serbe. Pas kësaj në orët e mbrëmjes ai u mor nga zyra e Agjensisë serbe të sigurisë dhe u çua në një spital ushtarak të Beogradit.

Ai kaloi atje natën në pjesën neorkiurgjike të spitalit dhe më pas u dërgua në shtëpi vetëm pak orë më parë. Bashkëshortja më ka dërguar disa foto të tij dhe më tha që është në gjendje shumë të keqe, për shkak të dhunës së ashpër të ushtruar nga agjentë të sigurisë. Personalisht e besoj atë. Nuk pata mundësi ta vizitoja që ta pyesja personalisht për këto fakte por besoj çdo fjalë të bashkëshortes së tij. Nga momenti që unë fola në publik, fillova të merrja mesazhe kërcënuese, qoftë në celular, qoftë në rrjetet sociale”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026