Piktori Nazmi Hoxha: Kryeministrin Rama e kam mik, e prisja pensionin e posaçëm

5 Janar 2024 | 07:35

Piktori Nazmi Hoxha ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në një intervistë për “Good Morning Albanians” për të folur rreth pensionit të posaçëm për artistët, nga i cili ai është përfitues. Bëhet fjalë për një pension i cili do t’u jepet figurave të spikatura në vend dhe që është  10 herë më shumë se pensioni social.

Nazmi Hoxha i cili jeton dhe punon së bashku me familjen në New York, tha se është ndier shumë i vlerësuar nga ky vendim i qeverisë, ndërsa theksoi se e priste një gjë të tillë nga kryeministri Rama, i cili është një artist dhe artdashës edhe vetë. Ai madje theksoi se personalisht ka njohje të hershme me kryeministrin dhe se miqësia e tyre ka qenë e ngushtë sa

“Kisha besim pasi kryeministri është mik i imi i vjetër dhe koleg njëkohësisht. Ai më njeh prej vitesh. Ne kemi pasur marrëdhënie të veçanta me artin që bëhej në atë kohë. Ishte një drejtim i kundërt me realizmin socialist. Kryeministri e bëri të veten. Dashurisë për artin, është fakt kur e ke kryeministrin artist. Unë nuk e kam shumë problem këtë punë. Ai punën time e njeh mirë, jetën time e njeh me detaje. Unë e shkruajta biografinë time, por ai e di shumë mirë. Ne kemi qenë 3-4 shokë të ngushtë si vëllezë3r dhe i njohim shumë mirë këto detaje”,-tha piktori Nazmi Hoxha.

Kujtojmë se pensioni i posaçëm i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit  social por  shuma  e pensionit të  caktuar sipas  ligjit   nr.  7703,  datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për  skemat  suplementare  dhe  trajtimet  e  veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024