VIDEO| Policia dhe oficerët e OPGJ-të shkojnë në banesën e Sali Berishës
Oficerët e policisë gjyqësore janë paraqitur këtë të premte në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Euronews Albania ka siguruar pamjet kur policia dhe OPGJ-të hyjnë në derën kryesore të pallatit ku banon Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Kontrolli rutinë bëhet për të verifikuar nëse ish-kryeministri respekton masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit.
Pjesë e trupës që kreu verifikimin ishte dhe Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik, në Tiranë.
Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunës, 30 dhjetor, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.
Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Avokatet e Berishës deklaruan se vendimi ishte marrë në shkelje ligjore.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje