“100 raste pornografie fëmijësh në internet”, Hazizaj: Nga këto vetëm 1 u hetua
Juristi Altin Hazizaj i cili është edhe themelues i CRCA-së ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur për rastin e vetëvrasjes nga bullizmi të 41-vjeçares, Bedrie Loka. Ai tha se ky rast fatkeq tregon se shpesh strukturat e policisë dhe prokurorisë nuk funksionojnë siç duhet.
Ai madje solli edhe një rast tjetër, ku tha se gjatë një viti janë gjetur 100 raste të pornografisë së fëmijëve në internet, nga të cilat vetëm një rast është çuar nga Prokuroria në Gjykatë.
Hazizaj tha se për këto ngjarje duhet të ketë edhe një ligj të veçantë edhe trajnime prokurorësh për të trajtuar ngjarje të tilla.
“Pavarësisht punës së jashtëzakonshme që punonjësit e policisë bëjnë për të evidentuar vepra të tilla penale, prokuroria është totalisht e patrajnuar për të ndjekur vepra të tilla penale. Po të jap një shembull shumë interesantë, por fatkeqe.
Policia gjeti thuajse 100 raste të pornografive të fëmijëve në internet. Janë 100 raste që prokuroria mund t’i evidentojë nga raportimet e ndryshme që merr. E dini se sa raste dërgon prokuroria në gjykatë? Vetëm një, për të mos thënë zero. Faji i bie i gjithi Prokurorisë, jo policisë, pasi nuk ka investuar në trajnimin e prokurorëve që duhet të specializohen”,-tha juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet