“Adoleshenti tentoi disa herë vetëvrasjen”, Hazizaj: Pasojë e bullizmit ekstrem
Juristi Altin Hazizaj ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur për rastin e vetëvrasjes nga bullizmi të 41-vjeçares, Bedrie Loka. Ai tha se ky rast fatkeq tregon se shpesh strukturat e policisë dhe prokurorisë nuk funksionojnë siç duhet.
Ai tha se më herët ka qenë edhe një adoleshent i cili pasi u bullizua për një video të shpërndarë jo me dëshirën e tij, ka tentuar disa herë vetëvrasjen.
“Ne kemi kërkuar, parlamenti nuk e ka miratuar, ne kemi kërkuar që para 7 viteve, që rastet e bullizmit ekstrem si ndaj fëmijëve edhe ndaj të rriturve, por sidomos ndaj fëmijë vetë konsiderohen vepër penale, pasi pasoja që jep bullizmi ekstrem si rasti i zonjës, i çon njerëzit drejt vetëvrasjes.
Ne kemi pasur rastin e një adoleshenti, një fëmijë 13-14 vjeçar, një video e tij u bë virale dhe për këtë a ka bërë disa herë tentativë për vetëvrasje. Çfarë borxhi i ka një fëmijë botës që qesh me videon e tij ndërkohë që ai nuk ka dhënë në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment miratinim e tij, që kjo video të shpërndahet në internet”,-tha Hazizaj.
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta