“Marubi” rekord vizitorësh, mbi 18 mijë turistë në muzeun e fotografisë në Shkodër
Numri i lartë i turistëve që vizituan vendin tonë u reflektua në të gjitha muzetë dhe sitet arkeologjike në Shqipëri të cilat pritën shifra rekord vizitorësh.
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër e vlerëson vitin që lamë pas si më të suksesshmin që nga ndërtimi i këtij muzeu .
Drejtuesi Luçian Bedeni thotë për Euronews Albania se mbi 18-të mijë turistë vizituan muzeun, shifër kjo më e larta e regjistruar ndonjëherë.
Risi këtë vit është shtimi i numrit të rinjve të cilët vizituan muzeun.
Nëse viti 2023 u mbyll me shumë sukses, viti ri 2024 premton shumë surpriza për dashamirësit e fotografisë të cilët do kenë mundësinë të shijojnë koleksione të famshme ndërkombëtare duke e renditur kështu muzeun e vetëm kombëtar të fotografisë në vend mes muzeve më të rëndësishëm në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West