Gjoba këmbësorëve në rrugë, qytetarët: Vendim i drejtë, s’respektojnë rregullat
Policia rrugore ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.
Masat ndëshkuese janë aplikuar ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.
Gjoba parashikohet në vlerën e 1 mijë Lekëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë qytetarët e kanë cilësuar të drejt vendosjen e gjobës, pasi sipas tyre duhet të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ata shtuan se jo vetëm automjetet e kanë fajin, por shumë herë dhe këmbësorët.
“Jemi shumë neglizhentë e të pavëmendshëm, ndaj ndodhin aksidentet. Shumë herë iangarkojnë përgjegjësinë automjeteve. Të dy palët nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit. Në Vlorë, kam shkuar për pushime, kam kaluar kur rrugë kalimi ishte për mua dhe më tha a i ke sytë në ballë”
“Shumë i drejt vendimi që policia të vendos gjoba për këmbësorët. Jam shumë këmbësor i rregullt. Në rastin e vijave të bardha fajin e ka këmbësori”- u shprehën ata.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta