Testi i naftës në Shpirag, Balluku: Presim 300 mijë fuçi në ditë, rezultatet në mars

Nafta ne Shpirag
8 Janar 2024 | 16:46

Testi final për nxjerrjen e naftës në Shpirag do të kryhet në muajin mars, ndërsa rezultatet e testeve paraprake nga kompania Shell janë optimiste.

Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka më dilemë që nafta gjendet aty, por tashmë po shihen mundësitë dhe sfidat për të nxjerrë deri në 300 mijë fuçi në ditë.

“Është vërtetuar fakti që kemi  Rezervuari është aty, me sasitë e parashikuar, sfidash jonë është te rrjedhave, që duhet t’i përgjigjet atyre 100 mijë fuçive në ditë, por në presim 300 mijë fuçi, që të kem impaktin për fondin Sovran dhe buxhetin e shtetit.  Në 31 mars do kemi në fazat e testimit final dhe një deklaratë publike”, tha Balluku.

Blloku i Shpiragut në Berat është i vetmi ku po kërkohet për burime nafte në vend, ndërsa një kontratë e lidhur me kompaninë italiane Eni për kërkime në zonën e Dumresë, ende nuk është bërë aktive në zonë.

Ministrja Balluku foli edhe për menaxhimin e zonës naftëmbajtëse të Patos Marinzës, pasi kontrata me kompaninë Bankers Petroleum të përfundojë, duke lënë të hapur mundësitë, si për menaxhim nga shteti, ashtu edhe për riaktivizim të një kontrate të re koncesionare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026