“Flori të vjedhur”, si nisi sherri mes Bedries dhe vjehrrës para se të vetëvritej

8 Janar 2024 | 21:36

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve u vetëvra duke pirë fostoksinë disa ditë më parë në Sukth të Durrësit.

Një ditë më pas policia arrestoi bashkëshortin e saj Bedri Loka, i cili dyshohet ta ketë shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes përmes dhunës sistematike fizike dhe psikologjike.

Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, dhe dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ku kanë treguar se prindërit kishin konflikte.

Gazetari Eni Ferhati zbuloi në emisionin Now në Euronews Albania se konfliktet mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme një prej të cilëve lidhej me një sasi floriri të humbur në banesën e çiftit, vlera e të cilit shkonte në rreth 40 mijë euro.

“Me interes është edhe një deklarim ditën e arrestimit, ku Xhemal Loka është shprehur se prej 1 viti Bedria nuk ndjehej mirë prej një adrese në Tik-Tok që i është hapur. Nuk ka sasi parash te vjedhura në banesë, bëhet fjalë për një sasi florinjsh të humbur në banesën e çiftit, ndaj edhe nëna e Xhemal Lokës shprehej se ajo flinte mbi florinj. Vlera e floririt shkonte në 30-40 mijë euro, por që sipas deklarimeve më pas është sheshuar kjo gjë dhe kanë kaluar 10-12 vite nga ky moment kur kanë ardhur në jetë edhe 2 fëmijë të tjerë”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026