“Të kam vrarë vëllanë”- Flet gruaja që vëllai i përdhunoi thjeshtrën: Nuk e dija
Erjon Pelivani 33-vjeç, me origjinë nga Poliçani, u ekzekutua në Volos të Greqisë, nga kunati i tij Fatmir Tarellari.
Motivi i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë përdhunimi prej 9 vitesh që viktima i ka bërë vajzës së mitur të kunatit të tij.
Pas krimit të rëndë, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, në një prononcim për mediat greke tregon se përdhunimi i vajzës doli për herë të parë në dritë 3 ditë më parë.
Sipas saj vajza 18-vjeçe nuk kishte përmendur kurrë asnjë nga abuzimet e shumta që dyshohet që mund të kenë ndodhur që kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.
Sipas saj i vëllai ishte kujdesur të mbulonte veprimin e tij të sëmurë.
“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Bashkëshorti im e mori vesh dhe kreu aktin. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë’”, deklaroi ajo e tronditur.
Pas është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar përpara shtëisë së kunatit të tij.
Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.
Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.
Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar