Rama në deklaratë pas mbledhjes me kabinetin: Rrugët që do të ndërtohen në 2024
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij pas mbledhjes së qeverisë e cila u zhvillua në Shëngjin.
Ai tha se mbledhja maratonë e qeverisë maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, ajo u nda në tre sensone ku u diskutua për shumë çështje.
Kryeministri Rama zbuloi para gazetarëve projektet e rrugëve që do të ndërtohen në Shqipëri gjatë 2024
“Kemi pasur mbledhjen maratonë të shumicës, këtë herë patëm tre sensione. Një sension me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politik të partisë dhe anëtarëve të kabintetit, një sension të mbledhjes së zgjeruar të kabinetit me praninë edhe të zëvendës ministrave. Sot patëm një sension të mbledhjes së ngushtë të kabinetit qeveritar. Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse.
Përpara se t’u jap mundësinë të bënu pyetjet tuaja , meqë jemi këtu në Lezhë dhe meqë në këtë zonë ka njëpritshmëri të posaçme për korridorin bludëshiroj të them se për diskutimin për vepra të mëdha të infrastrukturës rrugore, kemi diskutuar dhe kemi një pamje shumë të qartë të korridorit Blu. Brenda këtij viti do të hapim për qarkullim aksin shumë të rëndësishëm të Thumanë-Kasharit, ku thuajse 70% punimeve janë duke u realizuar.
Kemi qartësi për ecurinë për të filluar punën në aksin Milotë- Thumanë. Besoj se do të procedojmë para sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që përfundon të gjithë korridorin. Ndëkohë po punohet edhe për fazën e parë të Milot-Murriqanit. Nga ana tjetër kemi adresuar edhe nevojën për financim të madh të Elbasanit, në kushtet kur Korridori 8 ecën me shumë shpejtësi.
Jemi në kalendar për të përfunduar edhe segmentin eparë hekurudhorë Tiranë- Durrës, brenda vitit. Ndërkohë kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur edhe 10 stacione të tjera nga Kashari në qendër të Tiranës, jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do të lidhim edhe kontratën për punën në Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet Europiane financimin për segmentin Durrës-Rrogozhinë, ndërkohë që kemi përgatitur aplikimin tjetër për të shtuar më poshtë në Rrogozinë-Pogradec. Kemi diskutuar po ashtu me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit strategjik Durrës-Prishtinë, ka një dakordësim të strukturave të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës, duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta