Rama: Vlora është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për 2024

10 Janar 2024 | 15:01

Kryeministri Edi Rama mbajti, këtë të mërkurë, një konferencë për media në përfundim të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë në Shëngjin. Në fjalën e tij shefi i qeverisë e vuri theksin te turizmi, ku zbuloi dhe një të dhënë të re nga platforma bookings.com.

Sipas tij, në platformën e rezervimeve qyteti i Vlorës është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për sezonin e ardhshëm.

Ai shtoi se synimi i qeverisë është që Shqipëria të jetë kampiot absolut për turizmin në Ballkan.

“Një të dhënë të re të kompanisë bookings.com, një nga platformat më të mëdhaja globale të rezervimeve, e cila informoi se Vlora është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për sezonin e ri. Kuptohet në terma relativë, nuk do të thotë që Vlora do të ketë më shumë turistë se Kina, por nga rezervimet e fillimvitit fluksi i rezervimeve për Vlorën është në dhjetëshen e parë të bookings.com. Ashtu si kundër që e keni parë dhe një të dhënë tjetër të publikuar nga agjensitë ndërkombëtare se Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, gjithmonë në terma relativë duke e krahasuar me vetëveten”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026