Përhapet gripi në masë, në spitalin e Korçës mbi 50 vizita në ditë

10 Janar 2024 | 18:24

Ditët e para të vitit 2024 janë shoqëruar me virozat e stinës të cilat kanë rritur numrin e vizitave në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës.

Vetëm në këtë urgjencë janë mbi 60 vizita çdo ditë të cilat kërkojnë përkujdesje mjekësore përsa i përket gjendjes gripale ndërkohë që të shumtë janë edhe ata persona që marrin përkujdesje mjekësore në mjekët e familjes.

Sipas shefes se kësaj urgjence Vlefta Bejko janë rreth 50 vizita çdo ditë të cilët marrin përkujdesje mjekësore, kryesisht ata të cilët janë në gjendje më të rënduar ndërsa të tjerë paraqiten pranë mjekëve të familjes.

“Në 2-3 javët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të të sëmurëve me grip, shkon në 40-50 vizita në ditë që marrin shërbim pranë urgjencës tonë. Një pjesë kalojnë me mjekim laborator në shtëpi, dhe varet në historinë e sëmundjes që ata paraqesin. Një pjesë e vogël e tyre qëndrojnë tek ne për disa orë, dhe fillojnë ekzaminimet e mëtejshme nëse ne dyshojmë për diccka. Dhe një pjesë e vogël e tyre që shtrohen në spital në varësi të sëmundjeve që kanë dhe me temperaturën e cila nuk dominohet, më konkretisht pacientët që vuajnë nga bronkopneumonia, ose pneumoni, si dhe rastet e të sëmurëve kronikë të cilët janë dhe më problematikët që në rastet e gripit kur mbivendoset një gjendje me temperaturë, gjendja e tyre agravohet dhe shtrohen në spital”, tha Vlefta Bejko, shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës.

Të gjitha rastet që paraqiten në urgjencë kryenë edhe testin e Covid 19.

“Të gjitha rastet që paraqiten në urgjencë u bëhet testi Covid, përjashtohen rastet e lehta që kanë aneze disa orëshe. Pjesa më e madhe janë e gripit që kalon ndërkohë që edhe rastet më Covid janë më të lehta. Testi Covid u bëhet me pavijon edhe pacientëve të shtruar”, tha Vlefta Bejko, shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës.

Temperatura, dhimbjet e kyçeve, të vjellat e të tjera janë disa nga simptomat paralajmëruese ndaj virozave të stinës ndërkohë që Bejko bën thirrje ndaj popullatës për të vlerësuar këto viroza.

“Gripi është një sëmundje që duhet vlerësuar. E para duke marrë një anamnezë të hollësishme të të sëmurit për ccdo rast që paraqitet sepse ccdo rast ka specifikat e veta. Fillon me temperaturë, dhimbje kyccesh, dhimbje koke, mesi, të vjella, ka patur raste edhe me diarre. Ka raste me kollë, dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje”, tha Vlefta Bejko, shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës.

Edhe në pediatrinë e urgjencës së Korçës ka një rritje të numrit të vizitave, duke shkuar në 70 raste ditore, ku nuk janë të pakta rastet kur fëmijët shtrohen në këtë pavijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026