Raketat Javelin, avokati serb: SHBA s’po e llogarit më Vuçiç si faktor në Ballkan

11 Janar 2024 | 22:52

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një sinjal i qartë se SHBA nuk llogarit më te presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç si faktor në Ballkan.

“Dy vjet më parë, menjëherë para pushtimit të Ukrainës, për të cilin Putin e  informoi në vitin 2021, Aleksandwr Vuçiç shpenzoi dhjetëra milionë euro për tanket ruse, me të cilat donte të realizonte skenarin e Donbasit në veri të Kosovës, në Bosnje dhe Hercegovinë, sapo Putin të pushtonte Kievin. Tani SHBA po i jep Kosovës një të paarritshme për ato tanke – sistemin raketor Javelin”, ka shkruar ai.

Stojkoviç thotë në vend të Vuçiç, pajisjet ushtarake amerikane sikurse ato  “Javelin” po bëhen faktor i paqes në Ballkan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Vuçiç: Amerikanët do t’i shesin Prishtinës raketahedhës Javelin

DASH: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova kërkon të blejë është 75 mln dollarë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026