Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në SPAK gjatë ditës së sotme, në bazë të masës së vendosur nga GJKKO ndaj tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Beqaj paraqitet çdo të premte në SPAK për të dëshmuar mbi akuzat për koncesionin e Sterilizimit.
Kujtojmë se pak kohë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin Beqaj.
Beqaj dyshohet të ketë kryer “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.
LEXONI GJITHASHTU:
Ilir Beqaj del nga SPAK pas 9 orësh: Do më kthehen sendet e sekuestruara
“Sterilizimi”, Beqaj: I hapur të zbatojë kërkesat e drejtësisë, s’kam raport të KLSH
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.