“Sterilizimi”, Beqaj: I hapur të zbatojë kërkesat e drejtësisë, s’kam raport të KLSH

5 Janar 2024 | 15:40

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka dalë nga SPAK, ku është thirrur ditën e sotme për çështjen “Sterilizimi”.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai theksoi se është i hapur për të zbatuar atë që kërkon drejtësia duke theksuar mes tjerash se kërkon që dhe drejtësia të jetë korrekte me të.

“U thirra për çështjen e sterilizimit. Kam kërkuar që laptopin që kam të gjithë materialet e sterilizimit të më kthehen që të mund të vazhdojë komunikimi. Jam i hapur për të zbatuar diçka që kërkon drejtësia siç kërkoj dhe nga drejtësia që të jetë minimalisht korrekte me mu. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH që është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion”- theksoi ai.

Ish-ministri foli dhe për lidhjen që ka me Ermal Kurtulaj.

“Ermal Kurtulaj e njohë më shumë se 15 vite. Kam njohje shumë të hershme, Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt. Lokali ‘Gzona’, nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në fund të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë në këtë lokal, ka marrë 1.5 mln lekë të vjetra”-tha Beqja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026