Arrestohen 2 persona në Vlorë, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion dhe 1 automjet
Policia e Vlorës bën me dije se si rezultat i kontrolleve në qytetin bregdetar janë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje.
Në pranga kanë përfunduar 2 shtetas që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.
Shtetasi A. B., 21 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Ndërkohë që personi i dytë shtetasi S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua pas kontrollit të automjetit që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, ku iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet