Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Noka: Jemi të bashkuar, cili është akti final
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, Noka tha se opozita është e bashkuar dhe shprehu bindjen se shumica e deputetëve demokratë do të jenë në lartësinë e duhur për t’i shërbyer qytetarëve.
Ai tha gjithashtu se janë diskutuar modalitetet e aksionit opozitar derisa të shkohet deri në aktin final të mosbindjes civile.
“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar. Modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimin drejt aktit final të mosbindjes civile.
Parlamenti zhvendoset nga Parlamenti i narkoqeveritarëve, në Parlamentin e rrugës së shpresës. Deputetët që kanë dalë nga vota e demokratëve besoj se do të jenë në lartësinë e duhur, përveç dy personave.
Në Shqipëri është një narkoregjim dhe qeveria nuk do të ketë consensus për Reformën Zgjedhore. Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për të shkatërruar parlamentarizmin dhe demokracinë në vend, ne jemi të vendosur për ta mbrojtur atë”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta