Masa për Berishën, Noka paralajmëron mosbindje civile: Rama ktheu Shqipërinë në Rusi

30 Dhjetor 2023 | 14:03

Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur ndaj Sali Berishës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se me këtë vendim Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në Rusinë e vogël e Europës.

Mes tjerash ai ka paralajmëruar mosbindje civile pasi sipas tij ky narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme.

“Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha  arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen  Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit.Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë..”-shkruan Noka.-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026