Fasonisti: Qeveria nuk po na përgjigjet, mund të shkurtohen 20 mijë vende pune

12 Janar 2024 | 19:08

Edvin Prençi, kreu i shoqatës Pro Export Albania, tha se 1200 vende pune janë shkurtuar deri më tani në këtë sektor.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se nëse nuk do të ketë një reagim nga qeveria deri në fund të qershorit do të ketë rreth 20 mijë vende pune të shkurtuara.

“Mund ta quajmë të ezahuruar, ndoshta dhe jo. Nuk kemi reagim. Ka nevojë për një ndërhyrje që duhet të ishte bërë dje dhe jo sot. Duke pasur parasysh që makina burokratike institucionale është shumë e ngadaltë por ekonomia nga ana tjetër është shumë dinamike dhe shumë e shpejtë, nuk po arrijnë të shkojnë në paralel të dyja gjërat. Reagimi është ndërmarrë në takime informale ndërsa ne kërkojmë gjë tjetër.

Këto takime nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Janë mbi 1200 vende pune që janë shkurtuar dhe nëse nuk do të ketë reagime nga qeveria, deri në fund të qershorit do të kemi mbi 20 mijë vende pune të humbura vetëm nga sektori jonë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026