“Silvinjo mbi 20% të suksesit”, Jupi: Qeveria ka pasur edhe dështime me trajnerët
Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi ka komentuar gjetjet e Baromterit në Euroneës Albania lidhur me mendimin e qytetarëve për Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe pritshmëritë e tyre për Europianin.
Sipas tij, në suksesin e Kombëtares në kualifikimin në Evropian, trajneri Silvinjo ka mbi 20 për qind të meritës pasi solli një frymë të re në skuadër.
“Në thelb të lojës janë lojtarët, të gjitha të tjerat janë garniturë. Pa lojtarë të talentuar cilido trajner i mirë nuk bën dot sukses. Në këtë rast Silvinjos i shtohet pak doza, trajneri në përgjithësi 20 për qind të meritës ka, si në dështime dhe në fitore. Por në këtë ekip kemi një specifik se ishin pak a shumë këta lojtarë dhe me një trajner tjetër nuk bën lojë të mirë, Silvinjo solli një frymë të re në ekip. Në një ekip kombëtar, edhe punëtori i fushës ka impakt, ndaj nuk mohohet edhe rëndësia e Federatës. Sa i përket qeverisë, qeveria ka pasur dorë në afrimin e trajnerëve, por nuk pati sukses me trajnerin Reja, ka pasur edhe dështime në përzgjedhjen e trajnerëve”, tha Jupi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West