“Shqipëria do të luajë pa presion”, Çarçani: E gjithë vëmendja do jetë te ne

12 Janar 2024 | 21:45

Gazetari sportiv Gerti Çarçani komentoi në Euronews Albania gjetjet e Barometrit lidhur me pritshmëritë për rezultatin e Kombëtares në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, ku kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Sipas tij, Shqipëria do të luajë pa presion përballë skuadrave të mëdha që i kanë rënë në grup.

“Shqipëria ka dy skuadra shumë të forta, me trofe dhe jam i bindur që e gjithë vëmendja e tyre është e përqendruar te Shqipëria, por Shqipëria do luajë pa presion, kjo nuk do të thotë vetëm se do shkojë të luajë ato 3 ndeshje, por skuadrat e mëdha që e kanë presionin. Edhe pse ato mund të na llogarisin me 3 pikë… ishte grupi në  fortë dhe më interesat dhe vëmendja do përqendrohet te Shqipëria, ne luajmë pa presion dhe çfarë do prodhojmë, është momenti për të bërë një test real. Ne nuk jemi rutinerë, vendet e tjera kanë dalë nga 40 herë në evropian. Janë shumë ekipe që janë kualifikuar shumë herë, ne pas kualifikimit në 2016 shumë mendonin se nuk do na binte radha shumë kohë të kualifikoheshim. Suksese të tilla nuk i përjetojmë shpesh”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025