FOTO|Iu bë atentat në Tiranë, ky është Zamir Kalemi, kushëriri i Aleksandër Sadikajt
Personi në fotografi është 35-vjeçari Zamir Kalemi ndaj të cilit mbrëmjen e shkuar në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të makinës së tij.

35-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit i cili në Gusht të 2023 i shpëtoi një atenati në Greqi.
Gjithashtu ai është kushëriri i Aleksandër Sadikajt që mbeti i vrarë gjatë një atentati me eksploziv në Unazën e Madhe.
Pista kryesore që po hetohet është hakmarrja.
Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemi mund të kenë gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, në shenjë hakmarrje për të afërmin e tyre.
Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.
Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.
Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut