Mediat serbe: Është arrestuar një spiun, dyshohet se punonte për Shqipërinë
Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, nga hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD.
Ai dyshohet se ka spiunuar në Serbi për Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH). Kamera dhe paneli diellor janë gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.
Me kamerën e lartpërmendur, i dyshuari D.R ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe, kryesisht të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Po ashtu thuhet se anëtarë të BIA-s zbuluan dhe shkatërruan një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e vendit Serbisë.
Dyshohet se që nga viti 2022, D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova e Metohija.
Sipas mediave serbe, ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur