Deliu: Serbia po kërkon rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

13 Janar 2024 | 20:06

Denis Deliu, deputet i PS foli në lidhje me situatën e trazuar në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Euroneës Albania ai theksoi se situata nuk është e qetë duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po armatosen.

Mes tjerash ai nënvizoi se Serbia po e bën të detyrueshëm futjen e shërbimit ushtarak në vend.

“Situata aktualisht në  botë nuk është e qetë. Ne kemi informacione nga burime të hapura, por dhe nga shërbimet inteligjente, që situata në Ballkan është e brishtë, sulmi i fundit i Banjskës e tregoi, ndërkohë që  kemi Republikës Sërpska në Bosnje në prag konflikti. Të gjitha palët e ngrenë shqetësimin te rasti i Bosnjes. Para disa ditësh kemi pasur liderin serb në Bosnje, Dodik që u bën thirrje të gjithëve serbëve të Bosnjes të dorëhiqen dhe ti bashkohen planeve që ata kanë.

Kemi dhe vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në disa vende të NATO-s, që ishte një vizitë paralajmëruese, ku i tregonte Serbisë por dhe Rusisë që NATO është e vendosur për të ruajtur stabilitetin në Ballkan. Shtetet po armatosen, dhe para disa ditësh lexova se Serbia po bën të detyrueshëm për të rifutur shërbimin ushtarak”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026