“Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Shqipëri flet shqip”- Turishta: Posti që ka mbajtur

14 Janar 2024 | 17:52

Pak ditë pasi u kthye nga Senati Amerikan, David J. Kostelancik është propozuar sërish për ambasador në Shqipëri. Kandidatura e tij, pritet të kalohet në senat dhe sipas gazetares Kozeta Turishta ajo do të zyrtarizohet.

E ftuar në nëj intervistë për Euronews Albania, ajo tha se tashmë të gjitha gjasat tregojnë se ai do të jetë ambasadori i ri i Amerikës në Shqipëri, ndërsa bëri edhe një biografi të shkurtër për të teksa theksoi se ai e njeh mirë Shqipërinë dhe gjithashtu e njeh edhe gjuhën shqipe.

“Ai është një diplomat amerikan me një karrierë shumë të gjatë. Aktualisht ai shërben si këshilltar për politikat e jashtme të shefit të shtabit amerikan. Ai ka shërbyer në ambasadën e SHBA-ve në Moskë të Rusisë, në Ankara të Turqisë, në NATO gjithashtu.

Ai është i martuar, ka 3 djem. Ndër të tjerat ai është pyetur edhe për Shqipërinë. Gjatë viteve ’90 ai ka shërbyer në zyrën e politikës së jashtme në Shqipëri, ai e njeh realitetin shqiptar. Sipas informacioneve, flitet se ai e njeh dhe e flet gjuhën shqipe, ky është një lajm i mirë, për të dhe për Shqipërinë. Ku është pyetur për këtë kandidaturë, ai ka vënë theksin te prioriteti kryesor te lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026