“Back to Black”, pse filmi biografik i Amy Winehouse po zemëron fansat?
Pamjet e para te filmit “Back to Black“, biografia mbi kantautoren Amy Winehouse, kanë revoltuar fansat e këngëtares.
Pas më shumë se një dekade që nga vdekja e kantautores së mirënjohur Amy Winehouse, një film biografik që premton të hartojë “udhëtimin e saj intensiv drejt famës” pritet të publikohet.
Traileri i ri për “Back to Black” me ne qender aktoren e njohur Marisa Abela, shaqi imazhin e kengetares me modelin e flokëve të frymëzuar nga vitet 1960, një penel të rëndë, me krahë me tatuazhe. Por reagimet nga fansat e Winehouse nuk ishin aspak positive.
Kritikët theksuan mungesën e autonomisë së Winehouse mbi përfaqësimin e saj në film. Ata akuzuan producentët e filmit për përfitime nga vitet e trazuara të këngëtares dhe pretenduan se biografia vjen shumë shpejt.
Para se të bëhej publik traileri i “Back to Black“, ndjekësit e Winehouse ishin në gatishmëri të lartë ndaj perspektivës se një film për jetën e saj mund të prezantonte elementët më tragjikë dhe të shfrytëzonte historinë e saj.
Gjatë jetës së saj, imazhi i Winehouse–it, konsumimi i drogës dhe alkoolit dhe marrëdhëniet e saj u sulmuan në mënyrë te vazhdueshme nga shtypi, pavarësisht vlerësimeve të shumta si artiste. Në vitin 2009, Winehouse fitoi një urdhër kundër agjencisë paparacësh.
Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që fitoi pesë çmime Grammy dhe vazhdon të jetë një artiste me ndikim të jashtëzakonshëm, duke frymëzuar megayjet e popit.
Vetëm 13 vjet pas vdekjes së saj, mundësia për të parë disa nga momentet më tragjike të Winehouse të nxjerra sërish në ekran, duke përfshirë shfaqjet ku ajo ishte e dehur ose e perzene nga skena, është një pamje e pakëndshme për disa.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit