“Droga kalon lehtë me postë se nuk hapen pakot, ruhet privatësia” – Flet eksperti

15 Janar 2024 | 08:58

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë, pasi trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa, nga SHBA në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians se trafikimi i drogës përmes postë është një fenomen i përhapur dhe institucionet kujtohen vetëm kur SHBA dhe BE i kap.

“Aktualisht në Shqipëri edhe në rrjetet sociale ku bëhet tregtia e mallrave të ndryshme dhe posta është shumë aktive, por paralelisht jam shumë i bindur  se kjo formë tani është shumë aktive, edhe me RMV dhe me Kosovën. Lëndët narkotike që janë më të lehta për t’u transportuar dhe vetëm atëherë kur i kap BE dhe SHBA, kur ata japin indikacione, ne i bëjmë publike. Posta është e siguruar nga privatësia, pasi pakoja është e ndaluar të hapet dhe pikërisht kjo është shfrytëzuar”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024