Reali triumfon në finale e kupës ndaj Barcelonës, dominim total ndaj katalanasve
Finalja e Superkupës së Spanjës ka një fitues dhe ai është Reali i Madridit. Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti mposhti në stacionin e fundit Barcelonën, për t’u kurorëzuar më pas kampion, për herë të 13-të në histori. 90’ minutëshi final i luajtur në Arabinë Saudite prodhoi spektakël, me Realin që ishte dominues përgjatë gjithë takimit, gjë që e konfirmoi që në fraksionin e parë.
Vinicius Junior ishte heroi i madrilenëve, me brazilianin që shënoi dy gola në minutën e 7 dhe të 10, ndërsa 6 minuta para fundit të pjesës së parë konkretizoi tripletën falë një 11 metërshi. Barcelona arriti të gjente golin në pjesën e parë me Lewandowskin, por ishte e pafuqishme për të shpresuar dicka më tepër. Pjesa e dytë nisi po njësoj, me Los Blancos që nuk lejuan asnjë hapësirë, e kështu gjetën golin që vulosi triumfin 4-1 me autor një tjetër Brazilian, këtë herë Rodrigo.
Në minutën e 71’ blaugranët mbetën me 1 lojtar më pak, pasi Araujo u ndëshkua me kartonin e kuq, duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Ky ishte trofeu i 13 i Superkupës së Spanjës i fituar nga Reali, ndërsa impianti i Al Nassr në Arabinë Saudite kishte 25 mijë të pranishëm. Kujtojmë se në gjysmëfinale të kompeticionit, Reali triumfoi në derbin e qytetit ndaj Atletico, për të mposhtur në finale rivalët e përjetshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania